Mesfushori i Liverpool, Luis Diaz, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me situatën e rrëmbimit të babait të tij në Kolumbi.
Prindërit e futbollistit 26-vjeçar u rrëmbyen natën e 29 tetorit. Nëna e Diazit u shpëtua pothuajse menjëherë, por babai i tij është ende në kërkim. Rebelët nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Kolumbisë ELN u raportuan se ishin përgjegjës për rrëmbimin.
“Tani nuk po flet futbollisti. Tani flet Lucho Diaz, djali i Luis Manuel Diaz. Babai im, një njeri punëtor, shtylla e familjes… tani është rrëmbyer, po pyes ELN-në ta liroj babin sa më shpejt. U kerkoj edhe shoqatave ndërkombëtare që të punojnë për këtë për të garantuar lirinë e tij. Në çdo sekond e në çdo minut, ne brengosemi gjithnjë e më shumë. Nuk kemi fjalë të përshkruajmë ndjenjat e tmerrshme”, tha Diaz.
“Ju lutem që ta lironi menjëherë babanë, duke respektuar ndershmërinë e tij. Dua të falënderoj të gjithë kolumbianët si dhe komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e tyre”, shtoi Diaz në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport