Lajme

Gaxherri: Kurti ka bërë gabime të pafalshme në hapat e tij!

11/01/2023 18:30
nga:Y I

Me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës, u sulmua nga terroristët serbë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.

Kjo ngjarje u shoqërua me një përplasje të armatosur ndërmjet Polcisë së Kosovës dhe terroristëve, ku mbetën të vrarë tre prej tyre.

Por, megjithëse pas këtij rasti vazhdimisht u kërkuan nga spektri politik në Kosovë, që të vendosen sanksione ndaj Serbisë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, duke folur në lidhje me këtë çështje për “Gazeta Blic”, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës rrugëtimin e saj gjithmonë e ka bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa sa i përket kryeministrit Kurti thotë se i njëjti ka gabime të pafalshme.

Ajo tha se me verpimet e tyre ndoshta edhe SHBA-të edhe BE-ja ka dashur të na tregojnë se ne nuk jemi qendra e botës .

“Ne, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovës, rrugëtimin e Kosovës e ka bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asnjëherë pa u shkëput.Edhe ndonjëherë kur ka qenë ndonjë këshill, sygjerim apo presion i vështirë ne megjithatë kemi vazhdu dhe jemi këshillu për gjithçka me SHBA-të. Historiku i situatës së fundit në Kosovë, që nga targat e deri më sot, e dimë të gjithë që zoti Kurti ka bërë gabime të pafalshme në hapat e tij. Ndoshta edhe SHBA-të edhe BE-ja ka dashur të na tregojnë se ne nuk jemi qendra e botës” deklaroi Gaxherri për “Gazeta Blic”.

Gaxherri tha se SHBA-të dhe BE-ja po punojnë shumë për me e shkëput Serbinë nga Rusia.

“Gjeopolitika strategjike e Bashkësisë Evropiane duke përfshirë edhe SHBA-të, jo gjithmonë ne na sjell ashtu si vërtet ne jemi të mësuar që gjtihmonë këto mekanizma ndërkombëtarë, sidomos BE-ja dhe SHBA-ja të jenë në favorin tonë.Ne të gjithë jemi të vetdijshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësia Evropian po punojnë shumë për me e shkëput Serbinë nga Rusia sepse rendi shoqëror botëror është në krizë” deklaroi ajo për “Gazeta Blic”.


Besa Gaxherri, LDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse Serbisë nuk i vihen sanksionet apo nuk dënohet lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, “nuk do të ketë dialog”.

Kështu është shprehur ai për “Financial Times”, para raundit të bisedimeve në Bruksel.

“Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Çitaku: Diplomacia kosovare është në ‘rënie të lirë’!