Lajme

Çitaku: Diplomacia kosovare është në ‘rënie të lirë’!

11/01/2023 17:41
nga:Y I

Kanë kaluar më shumë se një muaj nga sulmi terrosit në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën pjesëtari i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u plagos një tjetër.

Megjithëse nga Bashkësia Ndërkombëtare u dënua ky sulm, nuk u mor asnjë masë apo sanksion ndaj Serbisë.

Po pse po ndodh një gjë e tillë?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se përgjigja në lidhje me këtë pyetje duhet të kërkohet tek diplomacia kosovare e cila sipas saj është në ‘rënie të lirë’.

“Përgjigja në këtë pyetje duhet të kërkohet tek diplomacia kosovare e cila duket në ‘rënie të lirë’. Nga ajo çfarë kemi parë të raportuar në media, ambasadorëve të Kosovës u është kërkuar që mos kenë takime në muajin tetor. Ndërkohë pas sulmit terrorist dhe diversantë në Banjskë, jo vetëm që nuk kemi parë asnjë ndëshkim të Serbisë por nuk kemi parë sa heqje të sanksioneve apo masave karshi Kosovës” deklaroi Çitaku për “Gazeta Blic”.

Vlora Çitaku, Nënkryetare e PDK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar disa ditë më parë se nga të gjitha dëshmitë që janë mbledhur nga institucionet e Kosovës kanë dalë katër lidhje ndërmjet aktit të 24 shtatorit dhe lidershipi serb.

Osmani tha se tashmë është koha që ndaj Serbisë të merren masa konkrete

“Ky akt na bën që top-prioriteti i institucione të jetë siguria e vendit dhe qytetarëve. Tani të gjitha dëshmitë që janë mbledhur nga të gjitha institucionet e Kosovës deshmojnë katër lidhjet kryesore që na qojnë tek lidershipi i Serbisë.Ka mjaftueshem informata qe po i komunikojme me shtetet partnere. Tani eshte koha qe te kete masa konkrete ndaj Serbisë” tha Osmani në “Tempus” raporton Gazeta Blic.

Ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në një konferencë për media pas takimit dy ditor Kosovë-Serbi, deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet, dhe pas kësaj, do të vendoset në lidhje me këtë çështje.

“Ka një hetim që po zhvillohet. Kemi thënë disa herë që kur të përfundojë hetimi, do të vendosim për masat, dhe çfarë janë ato.” – u shpreh ajo raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Osmani për rastin e 24 shtatorit: Duhet të merren masa konkrete ndaj Serbisë!

BE: Kosova ka mandat për hetime, Serbia të bashkëpunojë pa kushte