Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për Gazeta Blic, ka theksuar se me çdo kusht duhet të përmbyllet marrëveshja finale me Serbinë.
“Kosova, me ose pa dashje është pjesë e proceseve të Ballkanit dhe integrimit evropian, prandaj me çdo kusht duhet të mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”, deklaroi Lekaj, duke e komentuar takimin e fundit në Bruksel, të kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ai shtoi se, kryeministri Kurti po merrë pjesë në takimet me emisarët ndërkombëtar dhe me Serbinë, por që askush nuk ka dijeni se çfarë po nënshkruhet nga ai në emër të Kosovës.
“Kryeministri Kurti, tanimë po merr pjesë në takimet me emisarët ndërkombëtar dhe me Serbinë”, tha ai.
Sipas tij, deri më tash as qytetarët. as spektri politik dhe as shoqëria civile nuk e dijmë çka po nënshkruhet nga Kurti në emër të Kosovës.
Tutje Lekaj tha se, ne e kemi përkrahur kryeministrin që Kosova të shkojë në dialog, dhe të mbyllet njëherë e përgjithmonë tema mes Kosovës e Serbisë, me kusht që sovraniteti dhe integriteti i shtetit të respektohet.
“Ne e kemi pëkrahur në parim kryeministrin, ne jemi që Kosova të shkon në dialog, që të mbyllet njëherë e përgjithmonë tema mes Kosovës dhe Sebisë, por kushti ynë është respektimi i sovranitetit dhe integritetit të shtetit duke u bazuar në shtetin e 17 shkurtit 2008, dhe gjithashtu njohja në qendër është element shumë i rëndësishëm“, tha Lekaj.
“Ne jemi të shqetësuar që kryeministri nuk e ka të zgjeruar rrethin e konsolidimit dhe bashkëpunimit me spektrin e brendshëm në kuadër të takimeve dhe marrëveshjes. Frikësohem që mund të këtë gabime të cilat nuk mund të kthehen mbrapa, dhe mund ti kushtojnë vendit dhe qytetarëve“, përfundoi Lekaj për Gazeta Blic.