Lajme

Jashari: Mosndëshkimi i Serbisë për sulmin e 24 shtatorit e ka rënduar shumë vazhdimin e dialogut!

10/20/2023 20:35
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me vizitën që pritet të bëjnë nesër në Prishtinë diplomatët evropianë dhe ai amerikan.

Jashari tha se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë pas zhvillimeve në veri dhe do të shihet nëse ka ndryshuar kursi i qëndrimit të BE-së dhe SHBA-ve ndaj Serbisë.

“Kjo vizitë është e rëndësishme pasi është e para pas zhvillimeve në veri dhe do të na bëjë të ditur nëse ka ndryshuar kursi i qendrimit të BE-së dhe SHBA-ve ndaj Serbisë. Ndonëse ka pasur disa sinjale, heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pa u dënuar Serbia nuk duhet të shihet si shpagim për atë që ndodhi në veri. Kosovës nuk i duhet mëshirë, Kosovës i duhet drejtësi dhe respektim i sovranitetit të saj” tha Jashari për “Gazeta Blic”

Ai tha se pas ngjarjeve në veri, Bashkësia Ndërkombëtare, ka zgjedhur nje format tjetër përfaqësimi për ti dhënë një shtytje procesit të dialogut.

Jashari shprehet se mosndëshkimi i Serbisë për sulmin e 24 shtatorit e ka rënduar shumë vazhdimin e dialogut.

“Pas ngjarjeve të ndodhura ne Veri të vendit me sulmin terrorist të sponsorizuar dhe ekzekutuar nga Serbia, bashkësia ndërkombëtare ka zgjedhur nje format tjetër përfaqësimi për ti dhënë një shtytje procesit të dialogut dhe kthimit në tavolinē të palëve duke ua prezentuar një agjendë të zbatimit të marrveshjeve të arritura.Ajo që dihet është se mosndëshkimi i Serbisë për agresionin ndaj Kosovës përmes grupeve kriminale e ka rënduar shumë vazhdimin e dialogut dhe ka shpërfaqur animin e z. Lajqak dhe z.Borel ndaj Serbisë” deklaroi njohësi i zhvillimeve politike, Shemsi Jashari, për “Gazeta Blic”.

Në lidhje me vizitën e pesë diplomatëve të huaj është dekalruar gjatë ditës së sotme edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti tha se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

“Çka do të kërkojnë dhe çfarë do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, për popullin dhe shoqërinë”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Deputetja e AAK-së: Qëllimi i vizitës së diplomatëve, ‘ringjallja’ e dialogut, Kurti duhet të jetë i kujdesshëm në qasjen e tij!

Spahiu: Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së bisedimeve, nuk jemi ne që i përcaktojmë ‘rregullat e lojës’

Sadiku për vizitën e pesë diplomatëve: Pritet të sjellin tri kërkesa të qarta për Kosovën/ Duhet të konfirmohen me ‘Po ose Jo’

Kurti në prag të vizitës së diplomatëve: Nuk mund të kemi normalizim pa siguri