Pasi kryeministri Kurti bëri një postim rreth sundimit të ligjit, i ka reaguar deputetja nga LDK-ja, Doarsa Kica – Xhelili, ku ka thënë se kjo Qeveri nuk po i mban premtimet për sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta Blic.
“Lexova statusin e Kryeministrit Kurti. Dy herë. Herën e parë, e lexova me pritjen që do të flas për atë që ka premtuar: reformat në drejtësi, (ç’)kapjen e sistemit të drejtësisë, fuqizimin e sundimit të ligjit e demokracinë”, ka shkruar ajo në facebook.
Tutje ajo e kritikoi pushtetin lidhur me mos votimin e Rezolutës për Policinë e Kosovës.
“Policinë e njëjtë ndaj të cilës nuk morën pjesë as në debat për rezolutë. Policinë e njëjtë për të cilën i kujtohet t’ia mëvetësoj sukseset si të qeverisë, por jo ta mbështes (përveç me emocione të zëna mundësisht në fotografi që duken si spontante)”, ka thënë Kica-Xhelili.
Postimi i plotë:


