Lajme

Krasniqi në takim me Szunyog: LDK-ja ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, por mazhoranca është e papërgjegjshme

10/16/2023 18:44
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” ka dhënë detaje nga takimi i fundit me ambasadorin e BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog, raporton GazetaBlic.

Krasniqi thotë se kërkuan ndëshkimin e Serbisë nga ana e BE-së, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe kërkuan edhe heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi i tha ambasadorit se LDK-ja ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, por sipas saj, problemi është tek mazhoranca pasi siç e thotë janë të papërgjegjshëm.

Shkrimi i plotë:

Në Komisionin për Integrime Evropiane sot kemi pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog, për të diskutuar për integrimin e vendit, Samitin e Berlinit dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Komisionit.

Po ashtu shfrytëzuam rastin për kërkuar ndëshkimin e Serbisë nga ana e BE-së, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe kërkuam heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës.

Në takim theksova faktin se si LDK kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe kemi mbështetur të gjitha proceset integruese të vendit sepse është interes i përbashkët, ndërkohë që mazhoranca shpesh herë ka problem me numra në Kuvend, për shkak të papërgjegjësisë.