Analisti politik, Arben Fetoshi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku i njëjti ka thënë “pas kalimit të viteve Veriu i Mitrovicës është bërë toka e askujt”, raporton Gazeta Blic.
Fetoshi në një prononcim pë Gazeta Blic, thekson se një deklaratë e tillë është e papranueshme, shumë e dëmshme dhe keqinterpretim i qëllimshëm të Ramës në Prishtinë.
“Është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm një keqinterpretim i qëllimshëm i deklaratave të z. Rama në Prishtinë”, tha ai.
Ai thotë se, të thuash se Edi Rama nuk e konsideron veriun pjesë të Kosovës është njësoj si të thuash se Shqipëria nuk është shtet anëtar i NATO-s.
“Nëse lexohet brenda kontekstit, togfjalëshi i përdorur prej tij është shprehje metaforike për një zonë ku vazhdon konflikti me Serbinë dhe e cila po merr përmasa gjithnjë më të rrezikshme. Të thuash se Edi Rama nuk e konsideron veriun pjesë të Kosovës është njësoj si të thuash se Shqipëria nuk është shtet anëtar i NATO-s”, përfundoi Fetoshi për Gazeta Blic.

Rama publikon fotografi me presidenten Osmani, duken në humor të mirë


