Lajme

Sonte përfundon afati për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake

10/02/2023 16:07
nga:Genita C

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se sot është afati i fundit për aplikimin e subvencionimit të pajisjeve efiçente shtëpiake.

“Ju kujtojmë se sot, në orën 23:59, përfundon afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçente shtëpiake me mbështetje nga European Union in Kosovo. Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467”, shkroi Rizvanolli.

Ndërsa, për aplikimin e subvencionimit të pajisjeve efiçente për ngrohje, ajo tha se aplikimi vlen deri me 22 nëntor.