Sporti

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar, Iliaz Sina

09/28/2023 13:40
nga:L J

Ish futbollisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar, Iliaz Sina ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur FC Prishtina, ku me një postim në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet dhe thekson se kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do mbetet i paharruar, shkruan GazetaBlic Sport.

Postimi pa ndërhyrje i FC Prishtinës

Lamtumirë Iliaz Sina!

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.

Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.

Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja).

Klubi jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sina, miqëve të tij dhe mbarë komunitetit të futbollit.

Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar.

U prehtë në paqe!.