Sporti

Ancelotti: Në pjesën e parë na mungoi saktësia, kurse në të dytën intensiteti, më interesojnë golat jo posedimi

09/28/2023 12:56
nga:E K

Real Madrid ‘harroi’ humbjen nga Atletico Madrid për t’iu rikthyer fitores ndaj Las Palmas.

Madrilienët fituan me rezultat 2-0 me golat e Joselu dhe Brahim Diaz, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Ancelotti foli për media.

“Jam i shqetësuar për fundin e pjesës së dytë. Ulëm ritmin dhe na iku nga duart kontrolli i ndeshjes. Ne u përpoqëm të niseshim fuqishëm për të shmangur problemet.

Në pjesën e parë na mungoi pak saktësia përpara, teksa në të dytën intensiteti. Është një periudhë e sezonit në të cilën shumë skuadra luftojnë për të gjetur intensitetin e duhur, sepse lodhja ka filluar të ndihet.

Topat e gjatë? Një opsion për të thyer linjat dhe për t’iu afruar portës kundërshtare. Është një opsion që duhet ta kemi. Nuk jam një adhurues i madh i posedimit të topit, më interesojnë golat”, deklaroi tekniku italian.

/GazetaBlic Sport.