Sporti

Skandali tjetër vjen nga Mali i Zi, huliganët nga Podgorica vajtojnë terroristët e vrarë në Banjskë

09/27/2023 21:53
nga:Mergim Rreci

Huliganët skandaloz të Buduqnost nga Podgorica, kanë bërë një tjetër veprim skandaloz.

Tifo-grupi “Varvari” që shquhet për qëndrim proserb, ka paraqitur emrat e tre terroristëve të vrarë serbë.

Poshtë emrave të tyre këta huliganë kanë shkruar “lavdi heronjve”. Emrat e terroristëve serbë janë paraqitur të mërkurën mbrëma gjatë ndeshjes që Buduqnosti e luajti me Mladostin. “Varvari” është tkurrur në dhjetëra përkrahës në vitet e fundit.

Provokime të rënda këta huliganë kishin bërë në ndeshjen e Buduqnostit me Llapin.