Lajme

Deputetja e PDK-së: Policia ka nevojë për kushte, jo falënderime – urgjentisht Kuvendi të aprovojë pakon për shtesat, sigurim shëndetësor

09/28/2023 12:52
nga:N K

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, theksoi se Policia e Kosovës nuk ka nevojë për falenderimet e politikanëve, politikanët e kanë për obligim t’i kryejnë detyrat dhe të krijojnë kushte që kjo polici e cila me kompetencë e profesionalizëm na bëri krenar të dielën, të ketë kushte pune dhe të mos jetë në gjendje të cilën është sot.

Musliu tha se, para se të dalin me ekspertiza të ngutshme, mendon që tema kryesore që do të duhej të diskutohej në Kosovë është urgjentisht Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet dhe të aprovojë pakon e ligjeve që e rregullon standardin e policisë së Kosovës.

“Sot para se të dalim me ekspertiza të ngutshme, unë mendoj që tema kryesore do të duhej të diskutohej në Kosovë është urgjentisht Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet dhe të aprovojë pakon e ligjeve që e rregullon standardin e policisë së Kosovës, duke filluar prej ngritjes së pagave, sigurimin shëndetësor, pagesën e shtesave, pagesën e rrezikshmërisë dhe gjërat e tjera që fatkeqësisht policia e Kosovës nuk e kanë”, deklaroi ajo.

Musliu është pyetur rreth deklaratës së Albin Kurtit ku thotë se duhet t’i falenderojmë policinë e Kosovës, ajo është përgjigjur duke thënë se ata nuk kanë nevojë për falenderimet e politikanëve por të krijojnë kushte që kjo polici e cila na bëri krenar të dielën të ketë kushte pune më të mira.

“Policia e Kosovës nuk ka nevojë për falenderimet e politikanëve, politikanët e kanë për obligim t’i kryejnë detyrat dhe të krijojnë kushte që kjo polici e cila me kompetencë e profesionalizëm na bën krenar të dielën, të ketë kushte pune dhe të mos jetë në gjendje të cilën është sot“, tha ajo.

Musliu tha se, po të ishin këta që janë në pushtet, të ishin në vendin të cilin është ajo sot, është e bindur që ata sot do t’a kërkonin dorëheqjen e dikujt.

“Sot po të ishin këta që janë në pushtet, të ishin në vendin të cilin jam unë sot, jam e bindur që ata sot do t’a kërkonin dorëheqjen e dikujt. Partia demokratike e Kosovës kur është në pyetje shteti i Kosovës në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë nuk lejojmë që të dalin deklarate të ngutshme, dhe deklaratat të cilat i shkojnë në favor Vucicit. Sot ne duhet të jemi bashkë, duhet të jemi unik në mbrotje të sovranitetit të vendit”, theksoi Musliu.

Musliu theksoi se, Albin Kurti e ka pasur gjithmonë mbështetjen e PDK-së, në përjashtim rastin e aferës “Zdravo” ku koordinohet Mimoza Kusari me terroristin Radojciq.

Albin Kurti e ka pasur mbështetjen e partisë demokratike në çdo veprim të tij në raport me Veriun, në përjashtim bën rasti i aferës “Zdravo” kur koordinohet shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila me terroristin Radojciq dhe ky rast fatkeqësisht nuk e ka marrë epilogun sqarues të duhur për qytetarët dhe kuvendin e Republikës së Kosovës. Në këtë rast si parti kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë t’a kundërshtojmë një koordinim të tillë dhe nje komunikim të tillë, përndryshe në çdo veprim që policia e Kosovës, organet e sigurisë shtetërore, Qeveria e Kosovës merrë në raport me Serbinë në Veri të Kosovës, partinë demokratike do t’a ketë në mbështetje”, përfundoi Musliu për Gazeta Blic.