I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është i shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina, raporton Gazeta Blic.
Escobar ka thënë se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë” te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë”, tha Escobar, raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me këto deklarata të Escobar ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli.
Humolli tha derisa klasa politike është e përçarë po dërgon mesazh të gabuar në botën demokratike.
Ai tutje shtoi se derisa Qeveria është izoluar dhe shkëputur nga të gjithë faktorët brenda vendit, dërgon mesazh të gabuar edhe për procesin dhe faktorët që ndikojnë në proces.
“Deri sa klasa jonë politike është e përçarë është duke qu mesazh të gabuar në botën demokratike. Kurse qeveria është izoluar dhe shkëputur nga të gjithë faktorët brenda vendit dhe kombit, po ashtu dergon mesazh të gabuar në dhe për procesin dhe faktorët që ndikojnë në proces dhe është trimëru faktori serb e pro serb”
Ai tha se e drejta e kombit tonë nuk është në pazar dhe se nuk duhet të ketë kompromis pavarësisht numrit dhe fuqisë që e kanë ata që janë kundër të drejtës tonë.
Humolli shtoi se Kosova ka qenë në sanskione vazhdimisht prej atyre që janë të padrejtë duke thënë gjatë luftës Kosova ka patur embargo të armëve ndërsa Serbia kishte fabrika të armëve.
“Në botë e drejta e Kosovës dhe e kombit tonë nuk është në pazar dhe e drejta nuk duhet të ketë kompromis, pavarësisht numrit dhe fuqisë që e kanë ata që janë kundër të drejtës tonë dhe sanksionet që vihen. Ne kemi qenë në sanksione vazhdimisht prej atyre që janë të padrejtë edhe gjatë luftës kemi pas embargo të armëve si UÇK përderisa Serbia ka pas fabrika të armëve. Kjo njëanshmeri është ende në fuqi dhe Eskobari është politikan dhe përfaqesues i një shteti demokratik që popujt që deshirojnë me jetu të lirë e shohin dhe e ndëgjojnë” deklaroi Humolli për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Escobar paralajmëron pasoja për Kosovën nga Bashkimi Europian, thotë se do t’i bllokohet integrimi
Escobar: Shpresoj që ShBA do të mund të punojnë me Kosovën për t’i hequr masat e BE’së në vitin 2024


