Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka hedhur kritika të forta në drejtim të lidershipit aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rugova në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se LDK-ja aktualisht është në një krizë morale dhe po po bëhen aderime të njerëzve që tradicionalisht kanë qenë kundër saj.
“Dua të them nga përvoja, duke qenë një veprimtar politik për 25 vite. Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht është në një krizë morale, identitare, dhe me disa avantura dhe aderime me njerëz që kanë qenë tradicionalisht, ideologjikisht dhe e kanë kritiku në substancë LDK-në po frigoj se ka marrë drejtim të daljes nga shtrati ideologjik dhe platforma politike e LDK-së. LDK-ja dhe presidenti Rugova janë ideatorë ,artitektë dhe themelues të vizionit për një Kosovë, shtet të pavarur e neutral e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë e integruar në BE dhe në Nato dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”
“Besimi i madh që populli e ka pasur në LDK është nga baza (poshtë-lart). Frigohem se lidershipi aktual i LDK-së ka filluar të kundërtën (lart-posht) dhe duke bërë konsultime jo me bazën jo me elektoratin jo me qarkun kulturor dhe intelektual që është më i madhi në subjketet politike në Kosovë, në LDK. Po bën konsultime me media, me shoqëri civile, dhe me një qark universitar ku aty i kam parë nja 10 profesorë që janë anëtarë të LDK-së dhe nuk kam pa emra jashtë qarkut politik të LDK-së dhe e ka injoruar totalisht anëtarësinë, strukturën dhe zërin elektoral” tha Rugova për “Gazeta Blic”
Rugova foli edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që pritet të zhvillohet së shpejti në këtë subjekt politik.
Ai tha se ka interferime dhe ndikime nga lidershipi i partisë dhe se po eliminohen veprimtarët.
“Edhe në këto zgjedhje që do të organizohen së shpejti ka interferime, ka ndikime nga lidershipi psh degët e Prishtinës i ka ristrukturuar me vendime politike, duke shkelur normat statutare të Statutit të LDK-së dhe duke emëruar treshe. Po themeloj degë të reja, elemino komplet strukturën, veprimtarët dhe njerëzit si do të krijosh unitet elektoral, si do ta rrisësh masën kritike elektorale dhe si do të përballesh me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen me këtë qasje? Ky nuk është vetëm mendimi im por mase i dhjetra-dhe mijërave veprimtarëve pasi ne jemi në kontakt me ta” tha Rugova në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”