Sporti

Kane për ndeshjen ndaj Manchester United: “Duhet të jemi të kujdesshëm, dua ta fitojë Champions League me Bayernin”

09/19/2023 18:37
nga:L J

Këtë të martë, Harry Kane ka folur për duelin mes Bayernit dhe Manchester United, në kuadër të xhiros së parë të Champions League, të planifikuar për në orën 20:00 të së mërkurës.

“Manchester United ka kaluar një periudhë të vështirë, por ndonjëherë kjo i bën skuadrat të rrezikshme, sepse duan të përgjigjen. Jemi në shtëpi dhe duam ta kontrollojmë lojën, por duhet të jemi të kujdesshëm. Janë kërcënim në kundërsulm, me lojtarë të shpejtë”, ka theksuar ai në një konferencë për media.

Sulmuesi u shpreh i lumtur me fillimin e tij në Bayern.

“Ishte një fillim i mirë për mua. Sa herë që ka një transferim të madh, ka më shumë presion dhe pritshmëri. Jam i kënaqur që kam shënuar katër gola deri më tani. Unë ende mendoj se mund të luaj më shumë dhe më mirë dhe kjo do të ndodhë ndërsa përshtatem me shokët e mi dhe sistemin e lojës.

Champions League: “Është një objektiv i madh, sigurisht, por nuk po mendoj për të. Unë dua t’i fitoj tre garat në të cilat garojmë. Ne u përgatitëm për këtë lojë si çdo lojë. Sigurisht që është gara më e madhe në Evropë dhe finalja në Wembley do të ishte e veçantë, por ne jemi ende shumë larg finales. Ne duhet të fillojmë me një notë pozitive”, tha Kane.

/GazetaBlic Sport