Lajme

Haxhiu: Zgjedhjet nuk po i konvenojnë Kurtit, nëse ka pak dinjitet le të jap dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket

09/18/2023 15:22
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, ku sipas tij opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka thënë se kryeministrit nuk i konvenojnë zgjedhjet pasi që marrin fund mashtrimet e kësaj qeverie.

“Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij”, ka shkruar ai.

Sipas tij kush ka frikë nga zgjedhjet ka frikë nga sovraniteti.

“Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetrore”, ka shkruar tutje ai.

Krej në fund ka thënë se Kurti po brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytëzon me i mbulu korrupsionin dhe nepotizmin në qeverisjen e tij.