Lajme

Asambleisti i LDK-së më i votuar në Vushtrri: S’marr pjesë në procesin jo demokratik zgjedhor, dy grupet veprojnë për interesa persona

09/17/2023 11:17
nga:G B

Agron Perquku, asambleist i LDK-së në Vushtrri, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e procesit zgjedhor që do të mbahet sot në këtë komunë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo për shkak të mbarëvajtjes së procesit jo demokratik dhe nuk do që të jetë pjesë e kësaj strukture të turbullt siç ka thënë, nga dy grupet që veprojnë për interesa personale.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetar dhe simpatizant të LDK-së, sot po mbahet kuvendi i X i LDK-së në Vushtrri.

Unë Agron Perquku si asambleisti më i votuar i LDK-së në Vushtrri nuk dua të jem pjesë e këtij procesi zgjedhor jo demokratik për shkaqe të mbarvajtjes së procesit, duke respektuar qytetarët apo simpatizantët e LDK-së nuk dua të jem pjesë e kësaj strukture të turbullt nga të dy grupet të cilat veprojn për interesa personale.

I juaji Agron Perquku