Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur për takimin e mbajtur dje në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
Makolli tha se nëse analizohet qëndrimi i kryeministrit Kurti pa folklorizëm dhe populizëm, del të jetë shumë brengosës.
Ai tutje u shpreh se as pesimisti më i madh nuk e ka imagjinuar që Kosova mund të vjen në ketë situatë të mos-koordinimit total me SHBA-të dhe BE-në.
“Nëse analizohet qendrimi i kryeministrit tonë, duke u shtjelluar në detaje, me logjikë te shëndosh, duke e patur parasysh situatën e përgjithshme gjeopolitike, pa populizem e folklorizem, situata e krijuar pas takimit te Brukselit, del të jete shumë brengosese për Kosoven, me tendencë të rreshqitjes drejt asaj alarmuese”
“As pesimisti me i madh nuk e ka imagjinuar, qe Kosova mund te vjen në ketë situatë të moskoordinimit total me SHBA-t dhe BE, gjegjesisht te jete e sanksionume nga fuqite relevante te globit, nga ata qe jane ma te merituarit per shtetin qe e gezojme sot. Deklarata e përfaqesuesit të BE-së, Borel pas takimit, qe e bene pergjegjese palen kosovare per deshtimin e takimit dhe deklaratat e mbremshme nga zedhenesi i BE, e ne veçanti nga departamenti i SHBA-s, duhet të na brengosin thellesisht dhe duhet te na nxisin qe te reflektojme urgjentisht, sa s’ështe vonë” tha Makolli për “Gazeta Blic”
“Interesi i shtetit duhet te jete mbi te gjitha. Kryeministri jone është i lexueshem, andaj mendoj qe e ka lexue edhe Franc Kafken, thenjen e te cilit se: “Ne luften midis teje dhe botes, perkrahe boten”, duhet ta ketë parasysh në ketë situatë” tha Makolli për “Gazeta Blic”.
Takimi që u mbajt dje ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, përfundoi pa asnjë rezultat.
Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borrell, e ka fajësuar kryeministrin Kurti se ka insistuar në njohjen reciproke, duke mos e pranuar propozimin e tij që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.
Takimi nuk pati asnjë rezultat në funksion të zbatimit të marrëveshjes bazë, raporton Gazeta Blic.
Krejt çfarë ndodhi dje në takimin e Brukselit
BE-ja mohon se propozimi i Kurtit ishte i vetmi në tavolinë


