Lajme

“Kurti e pranoi Asociacionin”/ Kelmendi numëron shkaqet e mos zgjidhjes së konfliktit sot në Bruksel

09/14/2023 22:53
nga:G B

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e pranoi sot formimin e Asociacionit.

“Z.Kurti e pranoi formimin e Asociacionit kur tha: “…Unë vetë jam në gjendje të shkruaj statusin për Asociacion, nëse respektohet rendi i punës dhe pika 10 e Marrëveshjes së Brukselit e marsit të vitit 2023…””, thotë ai në një prononcim për Gazeta Blic.

Kelmendi numëron shkaqet e mos suksesit sot në Bruksel, për një zgjidhje të konfliktit.

“Sikundër edhe pritej, në Bruksel nuk pati zgjidhje të konfliktit Kosovë – Serbi. Shkaqet e mos suksesit janë disa:

1.Mos paanësia e ndërmjetësve, përkatësisht e z.Borrell dhe e z.Lajçak, në dialogim, duke dalë hapur në anën e pikësynimeve të shtetit serb për Asociacion, si pikënisje e dialogimit Kosovë-Serbi. 2. Qëndrimi i patundur i kriminelit të luftës Vuçiq lidhur me kërkesën për formimin e Asociacionit serb, duke e ndërlidhur çdo hap tjetër me këtë status. 3. Kërkesa e Kryeministrit të Kosovës që kryesisht të zhvillohet dialogimi sipas radhës së paraparë me marrëveshjen e Brukselit dhe me Aneks marrëveshjen e Ohrit, si dhe 4. Refuzimi kategorik i z.Kurti që kryetarët e katër komunave të japin dorëheqje për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Këtu edhe njëherë u theksua peticioni në katër komunat në veri të Kosovës me 20% të nënshkrimeve të elektoratit si formë për të shkuar në zgjedhje”, deklaron ai.

Sipas tij, është domethënëse deklarata e Kurtit që ta nënshkruajë vetë statusin e Asociacionit, nëse respektohet radha për formimin e tij.

“Sot në Bruksel z.Kurti tha: “Nëse shkohet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhura deri më tash me shtetin serb, sipas pikës 10 të Marrëveshjes së Brukselit, unë jam në gjendje që vetë ta shkruaj statusin e Asociacionit”. Deklarata e tillë është shumë domethënëse. Refuzimi i saj, vetëm se me kryeneçësi kërkohet fillimisht Asociacioni, nuk është e drejtë. Hapat janë të përcaktuar në Marrëveshjen e Brukselit. Respektimi i saj nuk e dëmton dialogun”, vlerëson profesori për Gazeta Blic.

Por, Kelmendi thotë se çështja mbeti hapur, pasi Kurti nuk tregoi se për çfarë Asociacioni do të shkruante statutin.

“Mirëpo, çështja mbeti hapur. Z.Kurti nuk tregoi se për çfarë Asociacioni do të shkruante statutin? Megjithatë, ai e përmendi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe verdiktin e vitit 2015 mbi Marrëveshjen e këtij viti dhe të vitit 2013 për Asociacionin e komunave Serbe në Kosovë. Sidokudo nuk u arrit sot ndonjë marrëveshje. Mbeten çështjet e hapura”, thotë profesori Muhamet Kelmendi./Gazeta Blic/

DASH i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialog

“Aspak bindës”/ Haliti për Kurtin: Bëri fushatë për t’i ushqyer me propagandë votuesit – i kishte mësuar përmendësh deklaratat

Agusholli: E pakuptimtë që BE ta favorizojë Serbinë, dialogu po e humb kuptimin – të mos kushtëzohet me Asociacionin

Takimi i sotëm/ Sherifi: Kurti s’e ka problem Asociacionin dhe s’ka strategji, po kërkon shpëtim te Vuçiqi

Lekaj: BE s’ka qenë aq korrekte, ky është gabimi i Kurtit në dialog – ai ka pranuar gjithçka