Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për pritjet e tij për takimin e nesërm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ai thotë se pret që pret që ndërmjetësuesit ta kuptojnë dëmin që po i bëjnë procesit, duke i mbajtur anën Serbisë.
“Nga takimi i 14 shtatorit ne presim që ndërmjetësuesit më në fund të kuptojnë se po i bëjnë dëm procesit duke i mbajtur pro qëndrimeve destruktive të Serbisë. Është Serbia dhe Presidenti i saj Vuçiq që e kanë vënë procesin e paqes në krizë dhe mundësinë për progres të dialogut në vend-numero”, thotë Bajqinovci për Gazeta Blic.
Deputeti potencon se Kosova shkon e përgatitur, e përfaqësuar mirë dhe me vizion të qartë për marrëveshje afatgjate dhe me njohje në qendër.
“Kosova shkon e përgatitur, e përfaqësuar mirë dhe me vizion të qartë për të siguruar marrëveshje afatgjate që i përgjigjet politikave euroatlantike për rajonin dhe që e ka njohjen në qendër të saj”, vlerëson ai.
Sipas Bajqinovcit, këtë proces po ashtu e pengon edhe qëndrimi ndaj politikës destruktive të Serbisë nga ana e BE-së, opozitës në Kosovë dhe Qeverisë së Shqipërisë.
“Sigurisht këtë proces e pengon në masë të madhe qëndrimi i moderuar kundrejt politikës destruktive të Serbisë, i ndërmjetësve të BE-së, opozitës në Kosovë dhe Qeverisë së Shqipërisë”, deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/
Deputeti i VV-së: Opozita s’ka fuqi politike, s’mund të bllokojë punën e Kuvendit


