Nga dita e hënë ka filluar procesi i adoptimit të qenve endacakë në Komunën e Prishtinës, Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se ka intresim të madh të qytetarëve për adoptimin e qenëve endacak.
Fushtica tregon se që nga dita e hënë kur ka filluar ky proces, dhe deri më sot kanë nënshkruar katër kontrata, por thotë që ka qytetarë që janë të interesuar për një numër më të madh të adoptimit të qenve endacak.
“Po kemi interes të madh të qytetarëve deri tani janë adoptuar 4 qenë nga e hëna, të hënën ka fillu procesi dhe janë nënshkru dy kontrata, ndërsa në ndërkohë edhe sot kemi nënshkruar kontrata, kemi nënshkruar 4 kontrata deri më tani”, tha Fushtica për Gazeta Blic.
Tutje ai tregon se kush dëshiron të adoptoj më shumë se 5 qenë duhet të adresohet tek Agjencioni për Veterinë dhe Ushqim, sepse janë autoriteti i vetëm që japin licensa për strehimore për numër më të madh të qenve.
“Por kemi qytetarë që janë të interesuar për një numër më të madh të adoptimit për qenë mirpo ne i kemi adresu që për adoptimin për më shumë se 5 qenë duhet të drejtohen Agjencionit për Veterinë dhe Ushqim, të cilët janë autoriteti i vetëm që jep licensë për strehimore për numër më të madh të qenve, në momentin që qytetarët marrin licensen nga agjencioni i veterinës atëherë mund të paraqitën në institucionet e kryeqytetit dhe pastaj mund ti jepim qenët për adoptim”, u shpreh ai.
Gjithashtu Fushtica tregon që procedurat për aplikimin ennjë qeni enadcak janë jashtëzakonisht të thjeshta, çdo qytetarë që është I interesuar duhet të paraqitet në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, që ti jap të dhënat e tij, dhe pastaj mund të shkoj në strehimore dhe ta zgjedh një qen që i pëlqen më shumë.
“Proceduart janë jashtëzakonisht të thjeshta çdo qytetar i interesuar mund të vijë në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, të jep të dhënat e tij dhe ne do ta adresojmë tek strehimorja të shkoj ti shoh qenët dha ta zgjedh atë që i pëlqen, ose një qytetarë që e ka identifiku një qen endacak në rrugë dhe dëshiron ta adoptoj të njëjtin atëherë na informon neve dhe ne me kompanin kontaktuse e bëjmë kapjen e qenit, dhe trajtimin e tij nëse nuk është i trajtuar, nëse është i trajtuar mund ta marrë për 2 ditë, nëse nuk është i trajtuar duhet të trajtohet, të sterilizohet apo kastrohet të bëhet mikroçipimi, vaksinimi dhe kur të vendos veterinari që qeni është i shëndosh atëherë mund të procedurojmë me adoptim, dhe maksimumi kjo procedur zgjatë 7 ditë”, shtoi Fushtica për Gazeta Blic.
Ai tregon se në qoftë se qeni keqpërdoret gjobat sillen nga 1000 deri në 3000 euro, dhe se në kontratë janë të specifikuara të gjitha masat që merren dhe shkeljet që nuk lejohen që adoptuesi t’i bëjë.
“Në kontratë janë të specifikuara edhe masat që merren dhe shkeljet nuk lejohen që adoptuesit nuk i lejohen që ti bëjë pra, duke filluar prej keqtrajtimit, mos ushqimit mbajtjes në kushte jo humane trajtimit jo human, pastaj përdorimit për lufta intervenimet kirurgjike të pa nevojshme, mos trajtimin mjekësor, apo edhe lëshimin e qenit të gjitha këto janë të parapara masat që janë të vendosura në kontratë dhe gjobat sillen nga 1000 deri në 3000 euro”, tha ai.
Tutje Fushtica tregon që kontrata ka një afat kohor të caktuar mirpo nëse qytetari nuk mund të kujdeset për qenin, atëherë duhet ta lajmëroj në Drejtori për Siguri dhe Emergjencat e kryeqytetit, dhe ta ndërprej kontratën.
“Kontrata ka afat kohor mirpo nëse qytetari në ndërkohë e sheh që nuk mundet ti përshtatet dhe ta mbaj kafshën atëherë qenin duhet ta lajmëroj në drejtori për siguri dhe emergjencat e kryeqytetit dhe po ashtu në atë moment e ndërprejm kontratën dhe qeni kthehet në strehimore”, u shpreh Fushtica për Gazeta Blic.



