Sporti

Kjo pamje nga kujton Suarezin! Në Turqi ndodhi diçka e rrallë, futbollisti e kafshon kundërshtarin gjatë një aksioni

08/28/2023 11:04
nga:L J

Kocaelispor ka pritur Altay-n në javën e tretë të Ligës së Parë në Turqi. Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në fushë gjatë ndeshjes. Lojtari i Kocaelisporit, Ibrahima Fofana, kafshoi në shpatull lojtarin e Altay-t, Ceyhun Gulselam gjatë një dueli pa top.

Pas kësaj situate, arbitri i dha karton të kuq direkt Fofanas, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari i Kocaelispor, İbrahima Fofana kafshoi në shpatullën e Ceyhun Gülselam ndërsa qëndronte pranë tij në minutën e 71-të. Pas këtij pozicioni ka pasur një tension mes dy skuadrave.

Arbitri, i cili shqyrtoi sërish pozicionin pas paralajmërimit të VAR-it, pas këtij aksioni i dha kartonin e kuq Fofanës dhe Kocaelispor e përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë.

Ja momenti: