Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Prokurorinë Speciale për mos veprim për 700 metra katrorë lokale afariste në lagjen Ulpiana, që janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë, raporton Gazeta Blic.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një video, ka thënë se ministria s’po vepron lidhur me këtë rast dhe se ai ka marrë vendim që këtë pronë t’ia kthejë Ministrisë, të cilës i takon.
Postimi i plotë:
Asnjë veprim nga Prokuroria Speciale
– 700 metra katrorë lokale afariste të ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme;
– Tjetërsim dhe bartje e pronës nga shtetërore në private;
– Shndërrim i oborrit në depo;
– Mosveprim nga 5 ish-Ministra.
E gjithë kjo, në pronë të Ministrisë së Bujqësisë dhe për asnjë moment nuk kemi parë ndonjë veprim nga ana e Prokurorisë Speciale.


