Lajme

“Komunat s’kanë librari e duam autostradë 200 milionë me Tetovë”/ Vjen paralajmërimi: Shihemi pas 1 viti në zgjedhje

08/23/2023 21:31
nga:G B

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas lajmit se 7 komuna të Kosovës s’kanë librari, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, për këtë ka fajësuar Qeverinë, e cila po qeverisë me 50.2 për qind.

Gjinovci ka paralajmëruar se pas 1 viti shihemi në zgjedhje.

“Po bohen 3 vjet, 50.2%, jetojmë në shekulkin XXI, viti 2023, Kosova s’ka biblioteka e librari. Ministrat defilojnë në aktivitete të kota të institucioneve vartëse. Shihemi mas 1 vjeti në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Ndërsa, përmes një postimi tjetër, ka thënë se komunat s’kanë librari, ndërsa qeveria dëshiron që të ndërtojë autostradë me Tetovën, 200 milionë euro.

“7 komuna të Kosovës s’kanë librari!!! Ama na kena me bo autostradë 200 milion me Tetovë”, është shprehur Rron Gjinovci./Gazeta Blic/