Lajme

Kurti edhe sot në Athinë, ka takim me Mitsotakis

08/22/2023 08:08
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti dje ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij, Kyriakos Mitsotakis.

Kurti në Athinë do të qëndrojë edhe sot pasi rreth orës 10:45 do të takohet me Mitsotakis.

Mbrëmë ai ka marrë pjesë në një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Takimi me Kurtin është paralajmëruar të ndodhë në orën 10:45

Kjo është agjenda e publikuar nga mediat greke:

Ora 09:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu

Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq

10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.