Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha që është edhe anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë se tre serbët që janë dorëhequr sot nga Policia e Kosovës mund të jenë të kërcënuar.
Berisha në një prononcim për GazetaBlic shton se, po cenohet siguria e vendit dhe veriu po bëhet konflikt i ngrirë.
“Serbët e dorëhequr mund edhe të jenë të kërcënuar, por mund të jenë edhe të ndikuar nga bashkatdhetarët e tyre nga Lista serbe e të tjerë. Kjo po e cenon në kuptimin e plotë të fjalës sigurinë e vendit dhe po e bënë veriun e Kosovës, një konflikt të ngrirë”, tha Berisha.
Sipas Berishës, fajtor këtu qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Krejt kjo ka ardhur dhe po ndodhë për shkak të politikave populliste dhe të pa harmonizuara të kryministrit Kurti me faktorët relevantë të Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare dhe patnerëve tanë strategjik në QUINT”, tha Berisha për GazetaBlic.


