Lajme

Dëshmitari i 16 në Speciale: Për komandën e UÇK-së, Rugova ishte pengesë

08/14/2023 11:50
nga:Genita C

Dëshmitari i 16 në Gjykatën Speciale është duke dëshmuar në rastin Thaçi dhe të tjerët. Ai ka folur rreth zonës së Llapushnikut dhe veprimtarinë e UCK-së në atë zonë.

Duke komentuar një deklaratë të UCK-së të cilin e paraqiti prokuroi i ZPS-së, si ka thënë se në zonë të Llapushnikut nuk kishin simpati për LDK-së dhe për Ibrahim Rugovën. Duke theksuar se për komandën e UCK-së, Rugova ka qenë pengesë.

Një pjesë e bisedës së dëshmitarit me prokurorin:

P: Dua të ju lexoj një pjesë (të deklaratës politike e 8 e UÇK-së) ‘UÇK-në dhe popullin shqiptar janë duke u goditur prapa shpine nga elemente kolaboracioniste dhe pacifiste me gjithë vështirë UCK e dal nga gjiri i popullit do të vazhdojë luftën deri në fitore’. – Sa e përhapur ishte kjo ndejnë ne zonën e Llapshunikut?

D: Pasi kemi shkruar ne në Llpushin, kanë filluar të deklarohet disa ushtarë pa uniformë, veshur thjeshtë kanë qenë. As nuk njofshin Rugove e thoshin…. pastaj e kuptova që është fjala për Rugovën, pengesë tyre paska qenë Rugova, ne kemi qenë pjesë e LDK-së deri shmë vonë mas luftës, atëherë një farë lloj presioni që kemi pasur ka qenë edhe ky motiv, se pse njerëzit e LDK-së janë kyç në UÇK-së, se këta akne mëndu në fillim se vetë këta duhet më udhëheq luftën e vetëm këta duhet me qenë me zotnu Kosovën.

Prokurori: Këtë deklaratë që e lexova më herët a e lidhni me LDK-në apo jo?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: A iu thuhej se LDK-ja ishte armike?

Dëshmitari: Ka pasur, kanë thënë nuk duhet me i pranu nuk janë të besueshëm.

P: A ishte komanda e UCK-së ajo që i përhape këto mesazhe?

D: Sigurisht, komanda ka qenë sigurisht se nuk kish mujt me fol, edhe pse shumica e luftëtarëve ka qenë me LDK-në.