Analisti politik Dorajet Imeri, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se situata në veriun e Kosovës është tërësisht artificiale.
Tutje ai tha se Kosova ka hyrë në një fazë të re ku largimi i policisë nga objektet komunale dhe krijimi i grupit punues për marrjen e mandateve të kryetarëve janë hapa konkret për deeskalim të situatës.
“Situata në veriun e Kosovës është tërësisht artificiale, ndryshimi i situatës atje varet nga skenarët destabilizues serb. Kosova tashmë ka hyrë në një fazë të re, ndërsa largimi gradual i policisë nga dhe rreth objekteve komunale, krijimi i grupit punues për marrjen e mandateve të kryetarëve të sapo zgjedhur janë hapa konkret për deeskalimi të situatës”, tha ai për Gazeta Blic.
Imeri tutje tha se kjo është pjesë e një skenari, ku për qëllim ka fillimin e jetës politike dhe demokratike në ato zona.
“Natyrisht kjo është pjesë e një skenari të ri, qëllim i së cilës është fillimi i jetës politike dhe demokratike është në atë zonë, duke qenë se vetëm pak më parë mundësia e përshkallëzimit ka qenë e madhe”, shtoi ai.
Gjithashtu, Imeri thotë se mbajtja e zgjedhjeve dhe marrja e mandateve do të jetë një mundësi e re për proceset tjera vijuese, ku shprehet se ka dyshime nësë do të ndodhë ndonjë gjë e tillë.
“Mbajtja e zgjedhjeve dhe marrja e mandateve, do të krijoj një mundësi të re për proceset vijuese që lidhen me fillimin e draftimit të asociacionit për çka kam shumë dyshime nëse mund të ndodhë diçka e tillë”, u shpreh ai.
“Kosova duhet t’i përmbushë detyrat, kryetarët në veri të japin dorëheqje”


