Drita do të përballet me Plzenin në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Interesim i jashtëzakonshëm është për ta parë këtë ndeshje ku tanimë janë shitur rreth 10 mijë bileta.
Skuadra gjilanase ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje sot te stadiumi Fadil Vokrri.
Biletat që do të shiten janë në Lindje që çmimi i tyre kushton 5 euro dhe Perëndim 7 euro.
Biletat dalin në shitje nga ora 13:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.


