Sporti

Kastriot Rexha: Viktoria Plzen ende është favorit për të kaluar tutje, barazimi shton shpresat te Drita

07/28/2023 14:00
nga:E K

Drita arriti një rezultat mjaft pozitiv dje në Conference League ndaj Viktoria Plzen.

Skuadra nga Gjilani arriti që në udhëtim në stadiumin “Doosan Arena” të barazoi me rezultat 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i kësaj skuadre, Kastriot Rexha në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘ e cilësoi akoma skuadrën çeke si favorite për të kaluar tutje, megjithatë thotë se barazimi në udhëtim i shton shpresat e Dritës për të kaluar tutje në raundin tjetër.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë kjo e Dritës në udhëtim ndaj Viktoria Plzen me një barazim që me të vërtetë është shumë i favorshëm për ndeshjen e kthimit. Drita në këtë ndeshje kishte synim që të marr këtë rezultat edhe ia doli. Sa i përket ndeshjes kthyese do të jetë edhe më e vështirë se kjo në udhëtim. Do të jetë shumë i vështirë kalimi tutje dhe nuk pres kalimin tutje, mirëpo kur mori barazim në udhtim nuk do të thotë që është i pamundur edhe kalimi. Shpresojmë ta kenë fatin sikur në këtë ndeshje dhe në ndeshjen e ardhme ta siguroj kalimin në fazën tjetër“, tha Rexha për ‘GazetaBlic Sport’.