Sporti

Autogoli më i çuditshëm u shënua sonte në Conference League, portieri shënoi me kokë në portën e tij

07/20/2023 23:40
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e Conference League mes St. Patrick, nga Republika e Irlandës, dhe Dudelange, nga Luksemburgu u shoqërua nga një episod i pazakontë.

Në minutën e 22-të, në përpjekje për të larguar topin, Didier Desprez, portieri i Dudelange, përfundoi duke e futur topin në portën e tij, madje pas një goditje kokë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte ky një episod jashtëzakonisht interesant, i cili u komentua shumë në rrjetet sociale.