Lajme

Specialistja e Mjeksisë Familjare tregon se cilat ushqime nuk duhet të konsumojmë në ditët me temperatura të larta

07/19/2023 08:35
nga:Y I

Specialistja e Mjeksisë Familjare në QMF-në numër 11 në Prishtinë, Violeta Haxhiaj-Nobrdali, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”  dhënë disa këshilla se çfarë nuk duhet konsumuar në këto ditë me temperatura të larta.

Haxhiaj-Nobrdali tha se nuk duhet të konsumohen ushqimnet e fërguara, fast food, mishi dhe ëmbëlsirat.

“Çfarë nuk duhet të konsumojmë në këtë periudhë janë ushqimet e fërguara, fast food, ushqimet që treten më ngadalë psh mishi i kuq të konsumohet një herë në 2 javë.Embëlsirat dhe sheqernat të konsumohen sa më pak, për arsye se ne kur marrim sheqerna duhet të marrim sasi më të madhe të ujit për t’i tretur ato. Për mos me arrit deri tek dehidrimi i organizmit duhet të konsumojmë ushqime lehtë të tretshme, pemë, perime, supë, çajra edhe ujë. Kryesore është të përdoret uji deri në 2 litra ujë. Pastaj varet edhe nga profesioni që mundet të kalojnë 2.5 deri në 3 litra ujë” tha ajo për “Gazeta Blic”

Mjekja Haxhiaj-Nobrdali tha se deri tani nuk kanë patur nevojë asnjë qytetar ta referojnë në spital.

“Nëse një qytetar lajmërohet në Qendrën e Mjeksisë Familjare tek mjeku familjar dhe ka kokëdhimbje ka marramendje ne fillojmë edhe marim anamnezën. E kontrollojmë, i matim parametrat vital, tu fillu prej temperaturës, pulsit, tensionit etj. Pastaj ne i këshillojmë dhe ju japim terapi rehidruese dhe presim. Ne nëpër qendrat tona japim edhe terapi intra-venoze për ata që kanë shumë nevojë. Nëse një qytetar sillet këtu në gjendje të përgjumur, është stadi më i rëndë nga dielli, atëherë ne e vendosim në dhomën më të freskët dhe i japim terapi intra-venoze, i matim parametrat edhe e rehidrojmë. Nëse pacienti fillon konvulsionet dhe nuk përmirësohet mund ta referojmë edhe në spital. Mirëpo deri tani nuk kemi patur nevojë asnjë qytetar që ta referojmë në spital. Secilin qytetar e kemi këshillu për masat e rekomanduara në këtë pikë të vapës” tha mjekja Haxhiaj-Nobrdali për “Gazeta Blic”