Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se ka pasur provokime nga opozita që nga fillimi i seancës.
I pyetur se çka saktësisht, ai i cilësoi provokim vendosjen e fotografisë dhe e pankartës “Zdravo” në foltore.
Mirëpo, ai nuk e ka mohuar se veprime të ngjajshme ka bërë edhe VV-ja në të kaluarën.
“Sigurisht që dikujt mundet mos me i pëlqy shtrimi i sovranitetit të plotë në Kuvend, dikush ndoshta e sheh ndryshe verpimin e Qeverisë. Nuk kërkojmë që të gjithë të mendojmë njëjtë”.
“Do të duhej që seanca të kthehej në normalitet dhe t’i kryejmë detyrat tona”.
“Provokime ka pasë prej fillimit të seancës. Shembull, vendosja e fotografisë. Ne kemi gjuajtur edhe me vezë në të kaluarën edhe me sprej, por po flasim për provokimet”.


