Maurizio Sarri konfirmon se ai mori disa oferta nga Arabia Saudite, por është i kënaqur në Lazio për momentin, megjithëse e kupton pse Kalidou Koulibaly e pranoi lëvizjen.
“Për të qenë i sinqertë, kam marrë disa oferta”, tha Sarri për Sportitalia.
“Për momentin, jam i lumtur te Lazio, kështu që nuk ka kuptim të flasim për para. Nëse pas disa vitesh nuk jam më i lumtur ose kontrata ime skadon, atëherë mund ta marr në konsideratë për një ose dy vjet. Unë jam dy orë me makinë nga shtëpia, kështu që nuk kam asnjë arsye për të marrë parasysh këto oferta.”
Sarri punoi me Koulibalyn te Napoli dhe shpresonte që senegalezi do të bënte mirë te Chelsea, por pas vetëm një viti mbrojtësi është shitur te klubi saudit Al-Hilal.
“Është e vështirë të kuptojmë pse ndodhin disa gjëra. Nga ajo që lexova, ai po merr 90 milionë euro për tre vjet, kështu që kjo duhet të merret parasysh kur mund të rregulloni familjen tuaj për tre breza.”
/GazetaBlic Sport


