Lajme

“Era” zgjedhje: Vetëvendosje nis ‘fushatën’, “PLAN”-in e dikurshëm, e shndërron në “PLAS”

07/03/2023 20:33
nga:Gazeta Blic

Derisa partitë opozitare kanë rritur vazhdimisht kërkesat për zgjedhje të parakohshme, as Levëzija Vetëvendosje nuk po rrin duarkryq.

Është njëri nga deputetët e kësaj partie, Artan Abrashi i cili ka nisur “fushatën” duke sulmuar partitë opozitare, raporton Gazeta Blic.

Derisa në zgjedhjet e fundit VV akuzonte partitë tjera se janë bashkuar kundër VV-së, me shkurtesat PLAN, që i bie PDK, LDK, AAK e Nisma, VV tani ka një emërim tjetër për partitë opozitare.

Tani i quan PLAS, duke i bërë ‘bashkë’ PDK, LDK, AAK e Lista Serbe.

“Pdk, Ldk, Aak, Srpska zyrtarisht në një linjë. Koalicioni PLAS!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, analistët politik kanë vlerësuar se me aktivizimin e fundit nga Qeveria, vendi po përgatitet për zgjedhje.

Albin Kurti në terren: “Qeveria po përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme”