Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se presidentja po vazhdon të heshtë për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, ndërsa kryeministri gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti.
“Mashtrimi nuk kalon”, ka thënë ajo.
Postimi i saj i plotë:
Dita || pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e V| pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës.
Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë.
Presidentja po vazhdon të heshtë.
Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti.
Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar?
Boll ma. Mashtrimi nuk kalon.


