Lajme

“SHBA-të e BE-ja të sanksionojnë edhe Kurtin, politika e tij nuk e bën shtet evropian Kosovën”

07/02/2023 13:35
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë mesazh i keq dhe stagnim i rrugës së vendit tonë drejtë BE-së.

Ukaj në një prononcim për GazetaBlic theksoi se me këto masa, Kosova është kthyer shumë hapa mbrapa.

Sipas Ukajt, këto masa do të ndikojnë drejtëpërdrejtë edhe në jetën e qytetarëve.

“Masat e BE-së për Kosovën janë mesazh i keq për imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe stagnim i rrugës së Kosovës për në BE”, tha Ukaj.

“Këto masa do të ndikojnë edhe në jetën e qytetarëve të vendit, pasi që ndihmat ekonomike evropiane në shumë fusha tashmë janë ndaluar, shumë projekte do të përfundojnë. Këto masa janë një kthim mbrapa i Kosovës “, tha ai.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi në një prononcim për GazetaBlic tha se me këto masa vendi ynë po humb shumë dhe sipas tij, i gjithë faji shkon tek kryeministri Kurti.

Halimi tha se, kryeministri Kurti duhet ta ketë të qartë që Kosova nuk dëshiron të izolohet.

“Masat ndeshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë: Pezullim i fondeve të BE-së; Pezullim i MSA-së, Pezullim i takimeve të nivelit të lartë, Pezullim i vizitave bilaterale. Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh euro për zhvillim dixhital, shtetet e rajnonit ecin me hapa shumë të mëdhenjë në këtë sektor”, tha ai.

“Politika e Albin Kurtit nuk e bën shtetë evropian Kosovën, koha e fundit është t’ia bëjmë me dije z.Kurtit se vendi ynë nuk dëshiron izolimin, por integrimin në të gjitha mekanizmat ndërkombtarë”, shtoi Halimi.

Sipas Halimit, SHBA-të dhe BE-ja duhet ta sanksionojnë edhe kryeministrin Kurti pasi sipas tij, është në kundërshtim me politikat e tyre.

“SHBA-të dhe BE-ja duhe të ju vënë sanksione edhe politkanëve, në këtë rast, kryeministrit Kurti dhe gjithë atyre ministrave që janë në kundërshtim me politikat e BE-së dhe SHBA-së”, tha Halimi për GazetaBlic.

Masat e BE-së ndaj Kosovës, deputeti i VV’së i përgjigjet kritikave të opozitës: Jeni shumë prapa Kurtit

Humolli për masat ndaj Kosovës: BE-ja stimulim i krimit të organizuar, Qeveria të përgatitet për luftë të re në Ballkan

Kurti për masat e BE-së: Të padrejta – s’ka kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e Kosovës

“Kosova s’ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht, Qeveria në rrugë të gabuar”, reagimet e opozitës pas masave të BE-së ndaj Kosovës