Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në veri raporton Gazeta Blic.
Ai, duke komentuar deklaratat e Kurtit e Vuçiq dhe pretendimet e tyre se në cilën pjesë të territorit ka ndodhur rrëmbimi, tha se është e çuditshme të bëhen deklarata të tilla kur gjithçka mund të faktohet shpet.
Ibishi tha se janë naivitet deklaratat politike që nuk bazohen në gjetjet e insitucioneve perkatëse si Policia, policia hetuese, gjykatësi procedurës paraprake dhe prokurori.
“Çdo gjë në Kosovë në Kosovë politizohet në atë masë saqë fillon edhe të spekulohet. Kidnapimi është e vërtetë që ka ndodh në territorin e Kosovës, gjegjësisht edhe sulmi, një agresion në territor. Eshtë e çuditshme kur të gjitha i kemi funksionale, me Prokurori, me sistemin policor, me teknikën kriminalistike, ata duhet të dalin në vendin e ngjarjes me gjykatësin e procedurës paraprake edhe me prokurorin, të shikojnë vendin e ngjarjes, të konstatojnë faktet, mos të lejnë spekulime politike se “a ka qenë kaq metra këtu apo atje”. Për këtë arsye mendoj se është e tepërt të thuhet, gati naivitet nganjëherë deklaratat politike që nuk bazohen në institucionet ekzistuese, në këtë rast policia me policinë hetuese me teknikën kriminalistike dhe normal gjykatësi i procedurës paraprake dhe prokurori që duhet të jenë në vendin e ngjarjes të bëjnë shikimin e vendjes së ngjarjes dhe nga aty të konstatojnë, edhe me sistemin GPS të konstatojnë se ngjarja ka ndodh në bazë të fakteve dhe provave që ekzistojnë aty dhe ajo do të jetë edhe më e besueshme, dhe jo deklaratat e kësaj ane apo anë tjetër. Mendoj që në këtë mënyrë duhet të përfundojë”
Ibishi tha se është lajm i mirë mbajtja e mbledhjes së Këshilllit të Sigurisë.
“Mirë është bë që është mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës sespe aty në një formë analitike të shtjellohet rasti dhe të prezantohet nga zyrtarë të caktuar. Për këtë arsye, degë të caktuara, qoftë nga policia apo nga aspekte të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, që kemi të bëjmë me një sulm në brendësi të Kosovës dhe kidnapim. Mendoj se kryeministri ka bërë një punë të mirë që e ka mbledh Këshillin e Sigurisë dhe doli me deklaratë. Eshtë një konstatim nga Mbedhja e Këshillit të Sigurisë që kidnapimi është kryer në territorin e Kosovës, zoti Kurti mbështetet në faktet që i ofron edhe policia hetuese me teknikën kriminalistike por edhe prokurinë edhe gjykatësin”
“Ky është një akt qyçar. Policia kufitare nuk është ushtri, ajo ka të bëjë me kontrollin e kalimit kufitare dhe me mbikqyrjen e vijës kufitare dhe jo të bëjë luftë frontale sikur dikush supozon, për atë është KFOR-i dhe FSK-ja, dhe nga kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit, kryeministri ka dhënë një raport që është i bazuar në fakte” tha Ibishi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”


