Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se Milenkoviq-Lune që u arrestua dje ka sulmuar edhe në të kaluarën ndërkombëtarët, por që kjo është falur pasi deputetët në vitin 2012 kishin votuar ligjin për amnisti pikërisht për këta persona, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në Facebook se sot disa nga këta deputetë janë analistë apo pronarë mediash.
Postimi i tij i plotë:
E pamë që Milenkoviq-Lune, i arrestuar dje, ka sulmuar pjesëtarët ndërkombëtarë edhe në të kaluarën, jo vetëm tash. Mirëpo, për një gjë të tillë është falur meqenëse deputetët e Kuvendit të Kosovës në vitin 2013 votuan ligjin për amnisti pikërisht për këta persona.
Sot një pjesë e këtyre ish-deputetëve që votuan asokohe janë analistë nëpër studiot televizive apo pronarë mediash.


