Po vijojnë largimet nga skuadra e Drenicës në këtë merkato.
Pas përfundimit të sezonit, disa lojtarë janë larguar nga klubi i Skenderajt, teksa largimet nuk po ndalen as në ditët e fundit.
Qendër mbrojtësi i njohur kosovar, Ardian Hoti është larguar nga skuadra e Drenicës dhe tashmë është lojtar i lirë.
“Jam larguar nga klubi i Drenicës, pasi edhe më ka përfunduar kontrata. Tashmë jam lojtar i lirë dhe po shqyrtoj ofertat”, tha Ardian Hoti për ‘GazetaBlic Sport’.
Kujtojmë se KF Drenica sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, për herë të parë në histori të klubit.
/GazetaBlic Sport


