Lajme

Bizneset tona në raketat e Elon Musk

06/12/2023 11:04
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Artani ka investuar në biznesin e tij të gjitha kursimet e jetës dhe ka një kredi në bankë. Vitet e para të biznesit të tij po e lënë pa gjumë natën. I duhet ende kapital dhe përkrahje por ska ku ta merr. Po dërmohet. Një krizë politike në vend dhe veprime jo të favorshme për bizneset po e venitin endërrën e tij të madhe. Ai ka vizion për energji të pastër dhe tekonogji për vendin e tij.

Zana është një person tjetër që ka punuar dhe kursyer gjatë. Ajo ka trashëguar gjithashtu prona që tani po ipen për ndërtime të larta. Zana ka €750,000 në bankë dhe nuk ka ide çfarë të bëjë me to. Inflacioni 11.5% ja zhvleroj kursimet e saja vetëm vitin 2022.

Si ti lidhim Artanin dhe Zanën që të dy të përfitojnë dhe njëherit ekonomia e Kosovës të përfitoj më së shumti? Kosova Stock Exchange? Një stock exchange i Kosovës do mundësonte Artanin që kompaninë e tij private të shëndëroj në publike. Kjo nënkupton që një pjesë të pronësisë përmes akcioneve ai pranon ta shes për të ngritur kapital financiar për biznesin e tij. Idetë dhe modeli i biznesit të Artanit është fantastik. Ai ka një biznes plan dhe story të fuqishëm.

Pasiqë Artani liston firmën e tij në Kosova Stock Exchange, mediat po shkruajnë për këtë ngjarje dhe vizionin e tij. Zana e lexon lajmin në rrjete sociale dhe shef një mundësi. Asaj i pëlqen koncepti i energjisën së gjelbërt dhe e do një Kosovë dhe planet të qëndrueshëm për fëmijët e saj. Tani ajo edhe mund të investoj kursimet dhe të ndihmoj kauzën por edhe të pasurohet. Zana nga një person pa një ide biznesi dhe që po humbas mjetet e saja nga inflacioni mund të transformohet në një investitore dhe ta ndihmoj vendin e saj të rritet e zhvillohet.

Ajo vendosë që €250,000 apo 33% të aseteve financiare t’i investoj tek firma e Artanit. Ka blerë 5,000 akcione në vlerë të €50 secilin. Ky kapital për Artanin do të thotë shumë. Ai po investon të bëjë biznesin më të qëndrueshëm dhe profitabil me këto mjete. Pas 6 muajsh, Artani po njofton që investimet e tija po japin frytin e parë. Ai ka lidhur një kontratë me jashtë dhe do eksportoj për tre vite atje.

Vlera e kompanisë po rritet si rezultat. Një akcion i firmës së Artanit kapi vlerën e $70. Tani Zana ka €350,000 vlerë, ka fituar €100,000. Disa biznesmen tjerë dhe persona që kishin kursime në bankë po ndëgjojnë për storin e Artanit. Ata dëshirojnë të investojnë gjithashtu, por nuk ka mjaftë akcione në dispozicion. Stock Market ja mundëson Artanit të lëshoj akcione të reja nga firma. Ai vendosë të lëshoj 100,000 akcione të reja që kapin vlerën €7 milion. Të gjitha akcionet u shiten për një ditë. Një bankë e huaj investoj menjehërë. Pas investimit të bankës nga jashtë, vlera e akcionit hipi në €100. Tani Zana ka €500,000 vlerë, ka fituar 100% apo €250,000.

Artani po investon €7 milionët e ngritura në rritje të prodhimit. Ai po fillon të prodhoj panele solare në Kosovë. Ka arritur një bashkëpunim me një firmë Gjermane. Ky investim do i mundësoj të pesëfishoj kapacitetet e shitjes. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po shpallë një thirrje për ndërtimin e një parku solar me kapacitet 500MW. Firma e Artanit në bashkëpunim me një fimë Amerikane dhe një Kineze po e fitojnë kontratën 30 vjeçare.

Akcionet e firmës kapin vlerën $200 brenda javës. Të gjithë dëshirojnë një hise suksesi dhe ardhmërie. Zana tashmë me 5,000 akcionet e saja është milionere. Zana tashmë po shet 50% të akcioneve te Artanit dhe po investon në 2-3 firma tjera vendore në fazë të hershme. Zana pas 3 viteve mund ti ketë €5 milion kapital nëse gjërat ecin si duhet.

Kjo do të mund të ishte efekti i krijimit të Kosova Stock Exchange. Kosova ka 10,000 Artanë. Mijëra Zana të cilave po ju humbin paratë nga inflacioni. Buxheti i Kosovës mund të bëhet ndoshta €30 miliardë. GDP €50 miliardë për nje apo dy dekada. Koha po ecën edhe ashtu. Kështu bizneset e tona ndoshta do të mund ti hipim në raketat e SpaceX e Elon Musk. Ti ngrisim bizneset tona, jo në Qiell e Hënë, por në Mars e Pluto. Disa ti nisin për Andromeda. Kjo nuk do të ndodhte brenda natës. Shumë sfida e vështirësi rrugës do kishim. Por bizneset tona do ishin në raketat e Elonit rrugës për Mars.