Seanca fillestare e paraparë të mbahej sot, më 6 qershor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, është anuluar për shkak se Prokuroria ende nuk ua ka siguruar mbrojtjes provat e propozuara në aktakuzë.
Për të njëjtat arsye ishe anuluar edhe seanca e kaluar e 24 majit për këtë rast.
Njoftimin për anulimin e seancës për “Betimi për Drejtësi”, e ka bërë të ditur kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova.
Për vrasjen e cila kishte ndodhur më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit po akuzohen Kastriot Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Halil Mehmetaj.
Krasniqi: Kurti e Osmani po krijojnë kriza, ndërkombëtarët të shqetësuar e të zhgënjyer


