Lajme

Krasniqi: Kurti e Osmani po krijojnë kriza, ndërkombëtarët të shqetësuar e të zhgënjyer

06/06/2023 12:27
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar për media pas takimit që i njëjti pati me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarët se sa tani.

Kreu i PDK-së tha se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit. Dëgjuam qëndrimet që janë të njohur. Shqetësimi është i madh është se nuk ka lëvizje përpara, po dëmtohet Kosova. Shprehëm gatishmërinë për të ruajtur relacionet me ShBA-në, nuk është diktuar për tema konkrete. PDK ka luajtur rol të rëndësishëm, ne do të jemi në konsultim ditor për të parë cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara. Nuk ka pasur kërkesa përtej informimit për situatën. Asnjëherë nuk kam pa aq shqetësim nga partnerët, nuk është e lehtë të dëgjosh që ata të shprehin zhgënjim kaq të thellë. Zgjidhja është Qeveria, përgjegjësi është te Qeveria te presidentja. Ne kemi vetëm kriza për këto 2 vjet, është e paarsyeshëm që presidentja të vazhdojë të heshtë, ajo është edhe komente supreme, ajo duhet të flas edhe për shuarjen e ëndrrës së 1000 ushtarëve tanë. Kërkesat janë publike ne i dimë” tha Krasniqi para mediave.