Verona dhe Spezia do të kenë përballje direkte për një vend në Serie A.
Spezia humbi 2-1 nga Romës, ndërsa Verona pësoi një humbje 3-1 në San Siro kundër Milanit të dielën.
Kjo do të thotë që dy skuadrat e kanë përfunduar sezonin aktual me 31 pikë, kështu që skuadra e tretë që do t’i bashkohet Sampdorias dhe Cremonese në Serinë B do të përcaktohet nga një play-off për rënie. Ai do të luhet javën e ardhshme në terren natyral që ende nuk është konfirmuar nga Serie A. Data dhe ora gjithashtu nuk janë vendosur ende.
“Ne luajtëm një lojë të mirë kundër një ekipi të fortë si Roma”, tha trajneri i Spezias, Semplici për DAZN.
“Djemtë lanë gjithçka në fushë, nëse ata luajnë me këtë dëshirë kundër Veronës, ne kemi një shans të mirë në play off-in e rënies.|
/GazetaBlic Sport


