Sporti

Tragjedi në stadiumin ikonik në Argjentinë | Një tifoz ka humbur jetën si pasojë e rënies nga tribuna

06/04/2023 09:12
nga:L J

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në stadiumin Monumental të gjigantit argjentinas të futbollit River Plate. Një tifoz humbi jetën gjatë ndeshjes së kampionatit argjentinas kundër Defense y Justicije. Klubi konfirmoi se tifozi ra nga rreshti i sipërm i tribunës dhe vdiq në vend.

Për shkak të tragjedisë në tribuna, arbitri Fernando Rapallini e ndërpreu ndeshjen në minutën e 28-të dhe në fund u vendos që të mos vazhdohej dhe lojtarët u dërguan në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet ende se kur do të rifillojë ky takim i shënuar me tragjedi, por spekulohet se mund të jetë të hënën.

“Komiteti i Sigurisë së Futbollit dhe CA River Plate me dhimbje ju informojnë se gjatë ndeshjes kundër Defense, një tifoz ka rënë nga tribuna e Sivori Alta dhe ka vdekur në vend. Rënia nuk është paraprirë nga kontakti me një person tjetër. Tribunat u evakuuan pas 30 minutash”, tha River Plate.