Sporti

Flamengo i del në mbështetje Viniciusit: Lojtarët e klubit brazilian do bartin fanellën me mesazh solidarizues për lojtarin e Real Madridit

05/27/2023 12:16
nga:E K

Flamengo do të ketë, këtë të shtunë, një fanellë speciale në shenjë solidariteti me Vinicius Jr, objektiv i disa akteve të racizmit gjatë gjithë sezonit në ligën spanjolle.

22-vjeçari e kaloi një pjesë të karrierës së tij me Flamengon para se të largohej te Real Madrid në vitin 2018, përcjell GazetaBlic Sport.

Fanella do të vishet këtë të shtunë ndaj Cruzeiro-s dhe në zonën kryesore, pra në gjoks, përpara do të ketë shprehjen “Todos com Vini Jr” [Të gjithë me Viniciusin].

Fraza do të përsëritet edhe në ekranet e stadiumit.

/GazetaBlic Sport/