Lajme

Ish-deputeti flet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, ka një kërkesë për Qeverinë!

05/24/2023 13:27
nga:Y I

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, njëherësh ish-deputet ka folur në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Ibishi duke folur për procesin e dialogut, proces ky që mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, tha se Qeveria duhet të jetë shumë e përcaktuar se si do të arrijë deri tek caku dhe mos të presë një kohë tjetër duke ia deleguar këtë një Qeverie të re.

“Nuk duhet për çështje madhore të politizohet shumë, ai i krijon favor një partie politike apo një koalicioni që është në pushtet. Mendoj se kjo është e pandershme edhe për të gjitha ato sakrifica që janë bërë për lirinë e Kosovës. Mendoj se Qeveria duhet të jetë shumë e përcaktuar se si do të arrijë deri tek caku dhe mos të presë një kohë tjetër duke ia deleguar këtë një Qeverie të re. Nëse mendohet ashtu është shume e pandershme, qoftë e tashmja apo edhe Qeveritë e kaluara sikur kanë taktizuar, nganjëherë duke i ikur ballafaqimit me probleme të rënda edhe duke i deleguar në një qeverisje të re, që çdoherë është sfidë në menaxhimin e situatës në Kosovë” deklaroi Ibishi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic“

 

“Jemi të vonuar në përpilimin e draftit të Asociacionit, s’duhet të presim kreatura nga Komisioni apo të tjerët”