Lajme

Abelard Tahiri: Kurti nuk ka kredibilitet politik për ta luftuar korrupsionin – po sulmon drejtësinë e po mbron Krasniqin e Berishajn

05/23/2023 21:47
nga:G B

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti nuk ka kredibilitet politik që të flasë kundër korrupsionin.

Derisa ka komentuar Strategjinë kundër Korrupsionit, të nisur sot nga Qeveria e Kosovës, Tahiri thotë në çdo rast tjetër, një kryeministër do të merrej seriozisht në luftën kundër korrupsionit.

“Kredibiliteti politik i Albin Kurtit me folë kundër korrupsionit është i barabartë me zero. Në çdo rast tjetër, do të mund ta merrnim seriozisht një kryeministër që përpiqet të adresojë sfidat në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do t’i kishim kushtuar vëmendje qasjes strategjike që mundëson një efikasitet më të madhe kundër korrupsionit”, thotë ai.

Por, shefi i GP të PDK-së, thotë se Kurti që një vit nuk ka pasur guxim të flasë e as ta shkarkojë ambasadorin Martin Berishaj, ndërsa që mbron kryeshefin e arrestuar të KEK-ut për korrupsion.

“Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një kryeministër që tash e një vit me radhë nuk ka pasur guxim as të flasë e as ta shkarkojë ambasadorin Martin Berishaj, që është krye protagonist i një afere të mafisë energjetike rajonale. Kemi të bëjmë me një kryeministër që në Kuvendin e Kosovës sulmon organet e pavarura të zbatimit të ligjit dhe mbron një të akuzuar e arrestuar për korrupsion, si Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi”, thekson Abelard Tahiri për Gazeta Blic.

Andaj, sipas tij, nuk mund të priten hapa konkretë në këtë drejtim.

“Prandaj këtu edhe minimumi i kredibilitetit politik për luftë kundër korrupsionit nuk ekziston, e lëre më që do të mund të presim masa e hapa konkret në këtë drejtim”, shton Tahiri.

Kurse, për dërgimin e rasteve në Kushtetuese nga PDK e partitë tjera opozitare, ai thotë se qeverisë i është bërë me dije se qeverisja demokratike nuk është fontanë dëshirash dhe se në Kushtetuese do të dërgohet çdo ligj që bie ndesh me Kushtetutën.

“Ndërsa sa i përket dërgimit të rasteve në kushtetuese, ia kemi bërë me dije se qeverisja demokratike nuk është fontanë dëshirash për hakmarrje politike. Ajo bazohet në ligj dhe kushtetutë. Çdo nismë e qeverisë që bie ndesh me kushtetutën do ta ketë të njëjtin fat”, deklaron Abelard Tahiri./Gazeta Blic/

“Opozita pengesë për luftim të korrupsionit”/ Halimi-Kurtit: Shteti nuk mbahet me akuza – VV tentoi ta kapë sistemin e drejtësisë

Strategjia kundër Korrupsionit, KDI: E vonuar por e rëndësishme, këto janë sfidat në luftimin e korrupsionit