Lajme

U mbajtë fshehtë? Ambasada amerikane ‘zbulon’ se dy senatorët Murphy dhe Peters nuk u takuan veç me Kurtin e Osmanin

05/23/2023 12:05
nga:Genita C

Ambasada amerikane në Kosovë ka zbuluar se ditën e djeshme dy senatorët amerikanë Murphy dhe Peters gjatë vizitë së tyre në Kosovë, nuk u takuan vetëm me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, por edhe me opozitën, raporton GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i fundit i tyre, ku në fotografitë e ndara në rrjetet sociale shihen se senatorët bashkë me ambasadorin Hovenier, kishin takim edhe me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

“Është e mrekullueshme të mirëpresim senatorët Murphy dhe Peters në Kosovë! Gjatë vizitës së tyre, delegacioni u takua me liderë kosovarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërsa, Senatori amerikan, Chris Murphy, pas takimit ka shkruar në Tëitter se është koha që “Qeveria Kurti të tregojë nivel të ri serioziteti për Asociacioni”.

Ai ka kërkuar që Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por ka kërkuar edhe nga Beogradi që ta ”përmbushë fuindin e pazarit”.

“Në Kosovë sot përsërita bindjen time se Kosova duhet të ecë përpara në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Edhe Serbia duhet të përmbushë fundin e saj të pazarit, por është koha që qeveria Kurti të tregojë një nivel të ri serioziteti për Asociacionin”, ka shkruar ai.

/GazetaBlic/